Ndërlidhjet

Policia arreston dy persona të dyshuar për abuzimi me narkotikët


Ilustrim
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një operacioni policor mbi dyshimin e bazuar se persona të dyshuar kryenin veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Sipas një komunikate nga policia, "operacioni është realizuar në rajonin e Gjakovës në bashkëpunim edhe me njësi tjera të PK-së, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar".

"Gjatë bastisjes në dy lokacione, pronat e të dyshuarve, njësitë policore kanë konfiskuar në cilësi të provave materiale: 59 bimë të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 50cm deri 3 metra, 18 kg e 584.5 gr substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe 51.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë", njoftoni Policia e Kosovë më anë të një komunikate.

XS
SM
MD
LG