Ndërlidhjet

Obama bisedoi me kryeministrin Netanyahu


Barack Obama & Benjamin Netanyahu
Barack Obama & Benjamin Netanyahu

Presidenti amerikan Barack Obama, ka biseduar me telefon me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në pragë të përfundimit të armëpushim 72, orësh në Rripin e Gazës.

Ben Rhodes, ndihmës për politikë të jashtme i presidenti, tha se Obama ka biseduar me Netanyahun të mërkurë nga bregdetit Massachusetts, kur presidenti është duke bërë pushime.

Negociatorët palestinezë, janë duke e shqyrtuar një propozim egjiptian për t'i dhënë fund luftës një mujore.

Që nga koha kur ka nis armëpushim i përkohshëm (të dielën), Izraeli ka ndaluar operacionet ushtarake në territorin bregdetar dhe po ashtu militantët kanë ndaluar gjuajtjet me raketa.

Armëpushimi përfundon në mesnatë.

Deri të armëpushimi ka ardhure për t’ju dhënë kohë palëve për të negociuar një armëpushim më të qëndrueshëm dhe një plan për territorin bregdetar.

XS
SM
MD
LG