Ndërlidhjet

SHBA: Misioni i shpëtimit të refugjatëve në Irak, nën pikëpyetje


Personat e zhvendosur nga minoriteti jazidi duke e kaluar kufirin nga Iraku në Siri
Personat e zhvendosur nga minoriteti jazidi duke e kaluar kufirin nga Iraku në Siri

Shtetet e Bashkuara thonë se misioni i shpëtimit të peronave të zhvendosur nga mali Sinjar, në pjesën veriore të Irakut, ka gjasë që të mos ndodhë, pasi është vlerësuar se atje ka më pak njerëz të bllokuar se sa mendohej më parë.

Në një kumtesë, Pentagoni tha se zyrtarët amerikanë, që e kanë vizituar këtë rajon, gjatë ditës së djeshme, kanë konstatuar se disa mijëra njerëz, që jetojnë atje, janë në gjendje relativisht të mirë.

Më parë mendohej se atje gjenden dhjetëra mijëra pjesëtarë të minoritetit jazidi dhe të krishterë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, i ka lavdëruar hedhjet e ushqimit dhe ujit nga ajri për ata në malin Sinjar, dhe theksoi se sulmet ajrore amerikane i kanë detyruar militantët e Shtetit Islamik të tërhiqen, duke lejuar që mijëra njerëz të largohen nga malet.

Zoti Hagel tha se ushtria amerikane do t’i vazhdoj përpjekjet për ndihma.

XS
SM
MD
LG