Ndërlidhjet

Ivanoviq: Qëllimi i mundshëm i burgosjes, largimi nga politika


Oliver Ivanoviq në zyrën e tij në shkurt të vitit 2013
Oliver Ivanoviq në zyrën e tij në shkurt të vitit 2013

Lideri i Nismës qytetare serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq, thotë se qëllimi i vërtetë i burgosjes së tij, mund të jetë largimi i tij nga jeta politike e Kosovës dhe se konsideron se është “ofendim madhor” refuzimi i misionit EULEX, i garantimeve të paraqitura nga qeveria e Serbisë që të lejohet të mbrohet në liri.

“Burgosja ime mundet, por nuk do të thotë, të jetë në lidhje me zgjedhjen time pothuajse të sigurt për kryetar të Mitrovicës veriore”, i tha Ivanoviqi së përditshmes beogradase, Politika, dhe ka shtuar se “shkaku kryesor ka mundur të jetë me nevojën e EULEX-it për ta zvogëluar pakënaqësinë në mesin e shqiptarëve për shkak të vazhdimit të mandatit të EULEX-it deri në vitin 2016”.

Sipas tij, garantimi i qeverisë së Serbisë ishte i mjaftueshëm për liri me kusht për “rastet e pakrahasueshme të rëndësishme politike në Tribnalin e Hagës”.

Oliver Ivanoviqi është arrestuar në fund të janarit të këtij viti, i akuzuar për krime lufte, në vitin 1999, dhe vrasje të rëndë, në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG