Ndërlidhjet

Eurozonë: Rritje zero e ekonomisë në tremujorin e dytë


Rritja ekonomike në tremujorin e dytë në eurozonë është ndalur, për shkak të ngadalësimit nga tkurrja e zgjerimit në Gjermani dhe stagnimi në Francë.

Kjo ndalje, i ka rritur shqetësimet për ekonominë e Bashkimit Evropian, derisa vendet i llogarisin ndikimet e sanksioneve kundër Rusisë, për involvimin e saj në krizën e Ukrainës.

Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha se eurozona me 18 shtete, ka regjistruar zero rritje në tremujorin e dytë.

Në tremujorin e parë, ekonomia e erurozonës kishte rritje 0.2%, por tkurrja 0.2% në Gjermani dhe stagnimi në Francë, kanë sjellur ndalje në tremujorin e dytë.

Në pjesën lindore të Bashkimit Evropian, rritja ekonomike ishte pak më e fuqishme, pasi ekonomia e Letonisë është zgjeruar për 1%, ndërsa Hungaria për 0.8%.

XS
SM
MD
LG