Ndërlidhjet

Protestuesit përleshen me forcat e rendit në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Mijëra protestues anti-qeveritarë janë përleshur me forcat e rendit në një qytet lindor të Pakistanit, gjatë marshutës së tyre për në Islamabad.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Naëaz Sharif.

Përleshjet shpërthyen në Gujranëala, pas sulmit që u raportua nga Imran Khan, lideri i opozitës, i cili tha se vetura e tij ishte shënjestëruar nga forcat e rendit.

Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar të kenë sulmuar makinën e zotit Khan.

Protestuesit besojnë se zgjedhjet e 2013-ës, të cilat sollën zotin Sharif në pushtet, ishin të manipuluara.

Në Islamabad, autoritetet kanë vënë në dispozicion mijëra trupa për t’u përballur me protestuesit të cilët janë nisur me konvoje drejt kryeqytetit pakistanez.

XS
SM
MD
LG