Ndërlidhjet

Sistani përkrahë kryeministrin e ri të Irakut


Ajatollah Ali al-Sistani
Ajatollah Ali al-Sistani

Kleriku shiit më me ndikim i Irakut, Ajatollah Ali al-Sistani, përkrahë kryeministrin e ri të emëruar Haidar al-Abadi.

Sistani, në deklaratat e tij tha se “tranzicioni është një mundësi e rrallë për të zgjidhur krizën politike dhe atë të sigurisë”.

Ai gjithashtu tha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë një nga prioritetet e qeverisë së re.

Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe ka njoftuar se mbështet kryeministrin e ngarkuar Haidar al-Abadi.

Maliki njoftimin e tij për largim nga detyra e bëri publik në një fjalim televiziv, duke thënë se “tërhiqet" dhe përkrahë kandidaturën e Abadit.

XS
SM
MD
LG