Ndërlidhjet

Gjithësi: Anija me mbeturina u largua nga stacioni


Lanismi i anijes së Korporatës Shkencore Orbitale
Lanismi i anijes së Korporatës Shkencore Orbitale

Një anije kozmike transportuese është larguar nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë pas vizitës pothuajse një muajshme, duke marrë me vete 1,600 kilogramë të mbeturinave për asgjësim.

Anija pa ekuipazh, me emrin “Cygnuy”, ishte lansuar në mes të muajit korrik nga Korporata Shkencore Orbitale, që është njëra nga dy kompanitë e Shteteve të Bashkuara, e angazhuar nga Agjencia e Gjithësisë e Shteteve të Bashkuara (NASA), për të dërguar artikuj në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Ajo ka sjellur më tepër se 1,400 kilogramë pajisje dhe ushqim në kampin orbital.

Parashihet se ajo do të digjet me rastin e rihyrjes në atmosferën e Tokës, më 17 gusht.

Gjashtë astronautë do të përpiqen ta xhirojnë rihyrjen e saj në atmosferë për analiza.

NASA dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, Rusia, Evropa, Japonia dhe Kanadaja, po e studiojnë rihyrjen atmosferike para mbylljes eventuale të stacionit ndërkombëtar, gjatë dy dekadave të ardhshme.

Kompania tjetër e angazhuar nga NASA, SpaceX, me seli në Kaliforni, do ta kryejë furnizimin gjatë muajit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG