Ndërlidhjet

SHBA:Rusia të ndalojë ‘aktivitetet e rrezikshme’ në Ukrainë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Rusia që t’i ndalojë ato që i ka quajtur përpjekje “jashtëzakonisht të rrezikshme dhe provocative” për të destabilizuar Ukrainën.

Përmes një komunikate që është publikuar mbrëmë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caitlin Hayden, e ka paralajmëruar Moskën se intervenimi në Rusi pa lejen e Kievit është e pa-pranueshme.

Ajo ka thënë se ka një “eskalim” të aktivitetit rus gjatë javëve të fundit për të destabilizuar situatën në Ukrainën lindore.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk mund të konfirmojë raportet se Ukraina ka shkatërruar automjete të blinduara që kanë qenë pjesë të konvojit rus të cilët kanë hyrë në territorin e Ukrainës më 14 gusht.

Deklarata thotë: “Derisa ne mundohemi të mbledhim informacion, ne e përsërisim shqetësimin tonë rreth sulmeve të papritura ruse dhe sulmeve të përkrahura nga Rusia në Ukrainë”.

XS
SM
MD
LG