Ndërlidhjet

Kryediplomati gjerman e viziton Irakun


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier (ARKIV)
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier (ARKIV)

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter-Steinmeier është takuar me presidetin irakian, Fuad Masum, në Bagdad, një ditë pasi ministrat e jashtëm të BE-së janë pajtuar që të armatosin forcat kurde të cilat po përballen me Shtetin Islamik.

Të dy zyrtarët kanë biseduar rreth “situatës politike dhe asaj të sigurisë” dhe mënyrave për të ndihmuar dhjetëra mijëra të zhvendosur si pasojë e avancimit të Shtetit Islamik në veri të Irakut.

Steinmeier ka thënë, “ne frikësohemi që anija e fundit e stabilitetit në Irak, mund të bie”, duke iu referuar rajonit autonom të Kurdistanit.

Steinmeier pritet të takohet edhe me të nominuarin për kryeministër, Haider al Abadi dhe presidentin e qeverisë rajonale të Kurdistanit, Massoud Barzani në Irbil, për bisedime në lidhje me ndihmën ushtarake gjermane.

Ushtria irakiane është dëmtuar rëndë gjatë luftës së fundit, ndërsa forcat e Kurdistanit shihen si shpresa më e mirë për ndalimin e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG