Ndërlidhjet

Hagel dhe Shoigu, bisedojnë për konvojin rus


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel dhe homologu i tij rus, Sergei Shoigu (ARKIV)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel dhe homologu i tij rus, Sergei Shoigu (ARKIV)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe ministri i mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, kanë diskutuar përmes telefonit për konvojin humanitar rus.

Hagel, ka thënë se ai ka kërkuar sqarime rreth konvojit, i cili pritet të arrij në lindje të Ukrainës, ndërsa Shoigu e “garantuar” Hagelin se personi ushtarak rus nuk është i përfshirë në konvoj, e as që kjo ndihmë do bëhet pretekst për invazion, thuhet në një përmbledhje të diskutimit në fjalë që është publikuar nga Pentagoni.

Shoigu ka ngritur shqetësimin rreth aktiviteteve në rritje të NATO-s dhe SHBA afër kufirit me Rusinë, sipas ministrisë së mbrojtjes së Rusisë.

Nuk është e qartë se për çfarë aktiviteti bëhet fjalë.

Shoigu, gjithashtu ka thënë se një armëpushim i menjëhershëm është i nevojshëm për të krijuar korridore për ndihma në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG