Ndërlidhjet

Sot varroset akademiku Besim Bokshi


Pamje arkivi nga Gjakova
Pamje arkivi nga Gjakova

Sot, në orën 17 në varrezat e qytetit të Gjakovës, do të bëhet varrimi i ish kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, dhe albanologut Besim Bokshi, i cili ndërroi jetë dje, në moshën 83 vjeçare.

Dy orë para varrimit, Komuna e Gjakovës ku ka lindur akademiku i ndjerë, ka njoftuar se në palestrën e sporteve, “Shani Nushi” të Gjakovës do të bëhen homazhe.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, i ka dërguar telegram ngushllimi familjes Bokshi, duke vlerësuar se i ndjeri, “me dijen e thellë në fushën e gjuhës, me krijimtarinë dhe veprat gjuhësore, profesor Besimi dha kontributin e vet të çmuar në pasurimin e shkencës së albanologjisë”.

XS
SM
MD
LG