Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit pakistanez, duke bërë thirrje për rrëzimin e kryeministrit Naëaz Sharif.
Duke iu drejtuar masës në protestën e djeshme derisa nisej për kryeqytet, politikani opozitar, Imran Khani ka thënë se në Islamabad do të organizohet një kamp protesues i cili do qëndroj deri në largimin e Sharifit nga pushteti.
Khan, ish lojtar i kriketit, pretendon se zgjedhjet e majit të vitit të kaluar, kanë qenë të manipuluara nga Sharifi.
Një protestë e dytë e cila është nisur për në Islamabad, udhëhiqet nga opozitari tjetër, Tahir ul Qadri, i cili kërkon arrestimin e kryeministrit pasi e akuzon atë për vrasjen e përkrahësve të tij.