Ndërlidhjet

BE ndihmon fermerët që u dëmtuan nga sanksionet ruse


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Bashkimi Evropian do të ndihmojë me 170 milionë euro fermerët që janë ndikuar nga ndalimi i importimit të perimeve të tyre në Rusi.

Komisioni Evropian ka njoftuar sot se ndihma do të ndihmojë fermerët që rrisin domate, karrota, lakër të bardhë, speca, lule-lakër, tranguj, kërpurdha, molla, dardha, rrush, manaferra dhe kivi.

Rusia, në fillim të muajit gusht, ka ndaluar importet e pemëve dhe perimeve dhe disa ushqime të tjera nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore.

Sanksionet janë hakmarrje për sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak se Moska e aneksoi Krimenë në muajin mars dhe dyshimeve se Rusia po i ndihmon rebelët në Ukrainë lindore.

Gjatë viteve të fundit, vendet e BE-së kanë eksportuar perime dhe pemë në Rusi në vlerë prej qindra miliona dollarëve në vit.

XS
SM
MD
LG