Ndërlidhjet

Tërheqja e ukrainasve nuk ndikon në misionin e KFOR-it


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Reduktimi i numrit të ushtarëve të Ukrainës nuk do të ndikojë në misionin e KFOR-it, thotë KFOR-i përmes një komunikate të dërguar mediave sot.

Pas lajmit se Ukraina do të largoj një pjesë të kontigjentit të saj nga Kosova, reduktim ky që do të ndodhë në fund të këtij muaji, ka reaguar KFOR-i duke thënë se boshllëku që do krijohet nga kjo tërheqje, do të zëvendësohet nga trupat hungareze.

“Ukraina do e vazhdoj praninë dhe kontributin e saj në KFOR me personel dhe asete të specializuara si grup i trupave ushtarake për liri të lëvizjes”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR gjithashtu njofton se Hungaria ka vendosur të rrisë praninë ushtarake në Kosovë pas kërkesës së bërë nga komandanti i trupave ndërkombëtare në Kosovë, Gjeneral Major, Salvatore Farina.

Hungaria ka qenë e pranishme me ushtrinë e saj në Kosoë prej përfundimit të luftës në vitin 1999.

“KFOR-i e mirëpret shtimin e trupave hungareze dhe shpreh mirënjohjen për ushtarët e Kompanisë së Manovrave të Ukrainës që kanë operuar në Kosovë, për të plotësuar misionin e NATO-s; ata ishin shembull i përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe profesionalizmit ushtarak”, thuhet në fund të komunikatës.

XS
SM
MD
LG