Ndërlidhjet

Shtyhet armëpushimi në Gaza edhe për 24 orë


(Ilustrim).
(Ilustrim).

Negociatorët palestinezë dhe izraelitë janë pajtuar që të shtyjnë armëpushimin në Rripin e Gazës edhe për 24 orë të tjera derisa vazhdojnë bisedimet për arritjen e një armëpushimi më të gjatë.

Njoftimi është bërë mbrëmë nga zyrtarë të dy palëve para se armëpushimi i kaluar pesëditor të përfundonte.

Shtyrja 24 orëshe është konfirmuar edhe nga qeveria egjiptiane, e cila ka thënë se delegacionet e të dy palëve janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje të përhershme në Kajro.

Mbi 1900 palestinezë dhe 66 izraelitë janë vrarë prej nisjes së ofenzivës së Izraelit kundër militantëve të Hamasit më 8 korrik.

XS
SM
MD
LG