Ndërlidhjet

Ukrainë: Luftimet zhvendosen në Luhansk


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Forcat qeveritare ukrainase janë duke luftuar me separatistët prorusë në Luhansk, një nga dy qytetet e mëdha që kontrollohen nga rebelët në Ukrainën lindore.

Ndërkohë, zyrtarët në Kiev, kanë thënë se forcat qeveritare e kanë forcuar rrethimin e qytetit të Donjeckut, duke marrë edhe dy qyteza të afërta që kanë qenë nën kontroll të rebelëve.

Kievi thotë se luftimet në zonat e afërta, kanë ndaluar përpjekjet për të gjetur trupat e civilëve që ata thonë se janë vrarë nga separatistët, refugjatë këta që bënin përpjekje të largoheshin nga Luhansku.

Qeveria ka thënë se kanë gjetur 15 trupa të pajetë.

Separatistët prorusë e kanë hedhur poshtë akuzën se kanë vrarë refugjatë duke thënë se kjo është “propagandë e pacipë”.

XS
SM
MD
LG