Ndërlidhjet

Udaltsov e ndërprenë grevën e urisë


Lideri opozitar rus, Sergei Udaltsov (ARKIV)
Lideri opozitar rus, Sergei Udaltsov (ARKIV)

Aktivisti opozitar rus, Sergei Udaltsov, e ka pezulluar grevën e urisë pas rritjes së shqetësimeve për shëndetin e tij.

Sergei Tsygankov nga Shërbimi Federal të Burgjeve të Moskës, ka thënë sot se Udaltsov, e ka shkruar një deklaratë ku njofton për dhënien fund të grevës së urisë.

Një ditë më parë, mediat ruse kanë thënë se shëndeti i Udaltsovit është përkeqësuar.

Udaltsovi, lideri i lëvijës opozitare “Fronti i Majt”, e ka filluar grevën e urisë muajin e kaluar pasi është dënuar për organizimin protestave të dhunshme në maj të vitit 2012 në Moskë, me 4 vjet e gjysëm burg.

Protesta në sheshin Bolotnaja të Moskës pak para inaugurimit të Vladimir Putinit për mandatin e tretë si president i Rusisë, u shëndërrua nëprotestë të dhunshme, gjatë së cilës disa protestuesë dhe policë janë lënduar.

Mbi 400 persona qenë arrestuar.

Prokurorët e kanë akuzuar Udaltsovin si organizator të protestës dhe planifikimin e nisjes se trazirtave në rajonet e Rusisë.

XS
SM
MD
LG