Ndërlidhjet

SHBA: BBG e dënoi vrasjen e gazetarit Foley


Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit (BBG) në Shtetet e Bashkuara, mbrëmë vonë e ka dënuar vrasjen e raportuar me prerje koke të gazetarit amerikan, James Foley, nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, dhe e ka dënuar kërcënimin për vrasjen e gazetarit tjetër, që u paraqitën në një video, që pretendohet se ishte prodhuar dhe postuar nga ky grup.

“Aktet e tilla aq tmerruese demonstrojnë mosrespektim të plotë të të drejtave të njeriut dhe drejtësisë”, tha Jeff Shell, kryesues i BBG-së, në një njoftim për media.

Mëtutje, ai ka theksuar se “gazetarët si zoti Foley rrezikojnë çdo gjë për ta ndriçuar në gjithë botën me fotografi të vërtetë të asaj, se çka po ndodhë në zonat e konflikteve”, dhe ka shtuar se “vrasja dhe kërcënimi ndaj gazetarëve nuk arrinë asgjë por i fshehë tregimet e vërteta dhe demonstron se sa brutalë janë disa nga aktorët e tyre”.

Nga ana tjetër, familja e gazetarit ka shkruar në rrjetin Facebook se “ne asnjëherë nuk kemi qenë më krenar me djalin tonë dhe se ai e dha jetën e vet në përpjekje për t’i zbuluar botës vuajtjet e popullit të Sirisë”.

Shtëpia e Bardhë tha se inteligjenca amerikane po e studion videon.

XS
SM
MD
LG