Ndërlidhjet

Afganistan: Një person i jashtëm është vrarë në mënyrë brutale


Pamje nga një pjesë e Kabulit
Pamje nga një pjesë e Kabulit

Një zyrtar i inteligjencës së Afganistanit thotë se “një shtetas i jashtëm” është vrarë sot në kryeqytetin Kabul, nga një person, i cili e kishte prerë atë me thikë në qafë.

Nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm të emrit apo shtetësisë së personit të vrarë, për të cilin është thënë se është mashkull i rritur.

Shefi i sigurisë së Kabulit, Zaher Zaher, tha se sulmi kishte ndodhur në pjesën veriore të kryeqytetit, afër aeroportit ndërkombëtar, sot herët në mëngjes.

Zoti Zaher ka thënë se personi i dyshuar për sulm me thikë është arrestuar nga policia.

XS
SM
MD
LG