Ndërlidhjet

Pakistan: Përpjekje për të bllokuar parlamentin


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Mijëra protestuesë të Pakistanit kanë bërë përpjekje që të bllokojnë hyrjen në parlamentin e Pakistanit derisa deputetët janë takuat me kryeministrin, Naëaz Sharif për të diskutuar krizën politike në vend.

Mirëpo, ligjëvënësit kanë arritur ta vazhdojnë seancën dhe së bashku me Sharifin, janë larguar nga ndërtesa përmes një porte dytësore.

Seanca e radhës në parlamentin pakistanez është vendosur të mbahet më 21 gusht.

Nuk është ende e qartë nëse Sharif do të marrë pjesë në atë seancë apo jo.

Protestuesit, të udhëhequr nga politikanët opozitarë, Imran Khan dhe Tahir ul Qadri, po qëndrojnë që pesë ditë në rrugët e Islamabadit.

XS
SM
MD
LG