Ndërlidhjet

Lirohen nga spitali, të infektuarit me Ebola


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Dy punonjës shëndetësorë amerikanë që ishin të infektuar me virusin vdekjeprurës Ebola në Afrikë, janë liruar nga spitali në Atlanta pas trajtimeve pothuajse tri javore.

Një zyrtar në Spitalin Universitar, Emory ka nënvizuar se lirimi i tyre nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Dr. Kent Brantly, 33 vjeçar, e ka quajtur këtë një “ditë të mrekullive”.

Brantly e ka bërë këtë deklaratë gjatë një konference me gazetarë pak para lirimit të tij nga spitali.

Pacientja tjetër, Nancy Writebol, 59 vjeçare, është liruar më datën 19 gusht.

Brantly dhe Writebol i janë nënshtruar një trajtimi eksperimental, të quajtur, Zmapp.

Nuk dihet nëse medikamenti iu ka ndihmuar në shërim, apo ata thjeshtë kanë bërë vet më mirë.

Trajtimi nuk është testuar në njerëz ende.

Shpërthimi i virrusit të Ebolas, deri më tash ka marrë jetën e mbi 1300 personave në Afrikën Perëndimore.

Për këtë virus, ende zyrtarisht nuk ka një vaksinë apo trajtim shërues.

XS
SM
MD
LG