Ndërlidhjet

Konvoji rus mund të futet sot në Ukrainë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kamioni i parë i konvojit humanitar rus, mund të kalojë kufirin për në Ukrainë sot.

Kamionët e ngarkuar me ujë, gjeneratorë dhe qanta për gjumë, kanë filluar të lëvizin drejt Doganës së Ukrainës mbrëmjen e 21 gushtit.

Furnizimet thuhet se kanë destinacion civilët në zonat e rrethuara të Lluhanskut që kontrollhet nga rebelët prorusë.

Konvoji i përbërë prej 270 kamionëve, janë mbajtur për ditë të tëra në kufi pas shqetësimeve të ngritura nga Ukraina se ato mund të përdoren për furnizimin e rebelëve prorusë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, pritet të shoqërojë konvojin pasi ka kërkuar garancione të sigurisë për stafin e saj para se të niset konvoji.

XS
SM
MD
LG