Ndërlidhjet

Kryengritësit tallen me Kievin në përvjetorin e pavarësisë


Të burgosurit e luftës të përcjellur nga separatistët e armatosur prorusë në Donjeck
Të burgosurit e luftës të përcjellur nga separatistët e armatosur prorusë në Donjeck

Separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës i kanë paraqitur dhjetëra të burgosur të luftës, gjatë një parade në qendër të Donjeckut, në shenjë të talljes me Kievin, ku u shënua 23 vjetori i pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Korrespondentët thonë se njerëzit që e shikonin parakalimin e sotëm në Donjeck, kishin brohoritur parulla kundër të burgosurve, duke i cilësuar ata si “fashistë” dhe duke i gjuajtur me shishe të zbrazëta.

Rachel Denber, nga organizata Human Rights Watch, tha në rrjetin Twitter se ky parakalim i të burgosurve ishte “trajtim poshtërues dhe degradues” i të burgosurve dhe paraqet shkelje të Konventës sës Gjenevës.

XS
SM
MD
LG