Ndërlidhjet

Lirohet gazetari amerikan, Curtis


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

SHBA-të, e kanë konfirmuar se gazetari amerikan, Theo Curtis, i kidnapuar në Siri, është liruar.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë mbrëmë vonë se gazetari i liruar Curtis, mbahej nga grupi i lidhur me Al Kaidën, al Nusra të cilët po luftojnë kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad.

Gazetari thuhet se është kidnapuar në Turqi, afër kufirit me Sirinë në vitin 2012.

Kerry ka thënë se Vashingtoni po përdor të gjitha mundësitë “diplomatike, ato të inteligjencës dheaftësitë ushtarake” që i ka në dispizicion për të siguruar të gjithë qytetarët amerikanë që po mbahen në Siri nga grupet militante që po luftojnë kundër Assadit.

XS
SM
MD
LG