Ndërlidhjet

Revoltë në burg, iu hiqet koka të burgosurve në Brazil


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Autoritetet në Brazil thonë se të burgosur të dhunshëm në një burg në qytetin jugor të Cascavelit, kanë vrarë katër të burgosur të tjerë dhe kanë lënduar disa të tjerë.

Dy prej katër viktimave iu është hequr koka, ndërsa të tjerët janë hedhur nga kulmi i ndërtesës së burgut, dy prej të cilëve kanë vdekur.

Qindra të burgosur thuhet se janë përfshirë në këtë revoltë, e cila filloi dje.

Ata po mbajnë së paku dy agjentë të burgut si peng.

Të burgosurit thuhet se janë të paknaqur me mënyrën se si po udhëhiqet burgu, si dhe kanë ankesa rreth ushqimit dhe higjenës.

Tani po zhvillohen negociata për t’i dhënë fund revoltës.

Brazili është shteti i katërt në botë për nga numri i të burgosurve, me gjysëm milioni të burgosur dhe për këtë përballet me burgje të stërmbushura me njerëz.

XS
SM
MD
LG