Ndërlidhjet

Japonia kritikon sanksionet e Rusisë


Flamuri i Japonisë
Flamuri i Japonisë

Japonia e ka kritikuar vendimin e Rusisë që të ndalojë hyrjen në territorin rus të qytetarëve japonezë si hakmarrje ndaj sanksioneve të Tokios rreth krizës së Ukrainës.

Sekretari i shefit të kabinetit, Yoshihide Suga, ka thënë sot se vendimi i Moskës “është shumë për të ardhur keq” dhe se do të ketë ndikim negativ në marrëdhëniet bilaterale.

Zëvendës ministri i jashtëm rus, Igor Morgulov, e ka dorëzuar një listë me personat e përmendur, te ambasadori japonez në Rusi, Chikahito Harada, më 22 gusht.

Emrat e personave që janë ndaluar të hyjnë në Rusi nuk janë bërë publik.

Në prill, Japonia nuk iu ka dhënë viza 23 qytetarëve të Rusisë, përfshirë edhe zyrtarëve qeveritarë, si pjesë të sanksioneve kundër Rusisë e cila akuzohet se nuk po zbut tensionet në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG