Ndërlidhjet

Ukrainë: Sulm ndaj kolonës që ka hyrë nga Rusia


Kolona e makinave të blinduara ruse në rajonin Rostov afër kufirit me Ukrianën
Kolona e makinave të blinduara ruse në rajonin Rostov afër kufirit me Ukrianën

Qeveria e Ukrainës ka njoftuar se kufitarët e kanë sulmuar një kolonë të makinave të blinduara, për të cilat thotë se kanë hyrë nga Rusia në Ukrainë, derisa Moska i ka shpallur synimet për dërgimin e konvojit të vet të dytë në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontrollin e separatistëve prorusë.

Zëdhënësi i sigurisë së Ukrainës, Leonid Matyukhin, tha se kolona e përbërë “prej dhjetëra tankeve dhe makinave të blinduara” e kaloi kufirin sot në Mariupol.

“Konvoji ishte ndalur nga kufitarët”, tha Matyukhin, dhe ka shtuar se “lufta po vazhdon”.

Ky zhvillim po ndodhë një ditë para takimit të paralajmëruar në Minsk të Bjellorusisë, për krizën në Ukrainë, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Pas dërgimit të kovojit të parë në Ukrainë, pa pëlqimin e Kievit dhe pa përcjelljen e Kryqit të Kuq, Rusia është kritikuar ashpër nga Ukraina dhe perëndimi.

XS
SM
MD
LG