Ndërlidhjet

Siri: SHBA të mos ndërmerr sulme pa pëlqim të qeverisë


Walid al-Moallem (djathtas) i shoqëruar nga Sergei Lavrov (në mes) dhe Javad Zarif
Walid al-Moallem (djathtas) i shoqëruar nga Sergei Lavrov (në mes) dhe Javad Zarif

Siria u ka tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara që të mos ndërmerr sulme ajrore kundër militantëve brenda territorit sirian pa pëlqimin e qeverisë.

Ministri i jashtëm i Sirisë, Walid al-Moallem, tha sot në Damask se ndonjë akt “nga secili” pa pëlqimin e qeverisë, do të konsiderohej agresion.

Megjithatë, ai ka thesuar se Siria është e gatshme të punoj me komunitetin ndërkombëtar në luftimin e terroristëve islamikë.

Këto komente, praktikisht, paraqesin përgjigjen e parë nga një zyrtar i lartë i Sirisë lidhur me mundësinë e sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik. Tashmë kundër pjesëtarëve të këtij grupi militant në Irak, Uashingtoni i ka ndërmarrë disa valë të sulmeve ajrore.

XS
SM
MD
LG