Ndërlidhjet

Irak: Militantët t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror


Kryeministri al-Abadi gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bagdad
Kryeministri al-Abadi gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bagdad

Kryeministri i nominuar i Irakut, Haider al-Abadi, u ka bërë thirrje militantëve dhe liderëve fisnorë, që të pranojnë të jenë nën kontrollin e qeverisë dhe ta ndalin veprimin e pavarur.

Zoti al-Abadi, sot në Bagdad në konferencën e tij të parë për shtyp, prej se është nominuar për këtë post të lartë, tha se pamja e milicive të shpërndara nëpër rrugë në mënyrë të pavarur “është brengosëse dhe shumë e rrezikshme”.

Disa milici shiite i ishin përgjigjur thirrjes së kryeministrit në largim, Nuri al-Maliki, për ta mbështetur ushtrinë e Irakut, pasi disa divizione të armatës së Irakut u shkatërruan afër qytetit Mosul, derisa ky qytet ra nën kontrollin e luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Haider al-Abadi duhet ta formoj qeverinë e re të Irakut deri më 10 shtator.

XS
SM
MD
LG