Ndërlidhjet

Irak: Nga vala e sulmeve – dhjetëra të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në pjesën lindore të Bagdadit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në pjesën lindore të Bagdadit

Nga vala e sotme e sulmeve me bomba në kryeqytetin Bagdad dhe në pjesën jugore jugore të Irakut, janë vrarë së paku 39 vetë, në periudhën e tensioneve të larta sektare.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në një objekt fetar shiit, në pjesën lindore të Bagdadit, ku u vranë 11 besimtarë.

Njëherësh, nga sulmet me bomba në pjesët e banuara kryesisht me popullatë sunite të kryeqytetit, janë vrarë së paku pesë vetë.

Në pjesën jugore të Irakut, nga dy makina bomba janë vrarë 12 njerëz në tempullin shiit në Qerbela, ndërsa nga dy sulme në Hilla janë vrarë 11 vetë.

Këto vrasje në Hilla, të raportuara nga agjencia AP, nuk mund të konfirmohen në mënyrë të menjëhershme.

Këto sulme u bënë tri ditë pasi militantët e dyshuar shiitë i vranë 70 besimtarë sunitë në një xhami afër qytetit Bakuba.

XS
SM
MD
LG