Ndërlidhjet

Sot formohet Qeveria e re franceze


Kryeministri i Francës, Manuel Valls.
Kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, do të zbulojë sot kabinetin e ri qeverisës.

Kjo vjen pasi qeveria e tij ka dhënë dorëheqje për shkak të politikave të dështuara ekonomike.

E përditshmja franceze “Le Monde” e ka përshkruar riorganizimin e qeverisë si “shans të fundit” për presidentin e Francës, Francois Hollande, që të ruajë mandatin e tij pesëvjeçar, pasi ai përballet me një mungesë rekorde të popullaritetit.

XS
SM
MD
LG