Ndërlidhjet

Izraeli shkatërron dy rrokaqiej në Gaza


Gaza
Gaza

Dy rrokaqiej në Gaza janë shkatërruar sot nga bombat izraelite.

Njerëzit kanë lënë ndërtesat, pasi Izraeli ka dërguar paralajmërime për sulmet.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se militantët e Hamasit kanë pasur zyra në këto ndërtesa.

Sipas zyrtarëve palestinezë, dy njerëz kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur nga sulmet.

Izraeli, në anën tjerër, ka thënë se tetë raketa janë hedhur nga Gaza në territorin e tij, duke plagosur lehtë disa njerëz.

Luftimet që kanë nisur në fillim të korrikut, kanë vrarë mbi 2,100 palestinezë dhe 68 izraelitë.

XS
SM
MD
LG