Ndërlidhjet

Abdullahu: Mund të largohem nga auditimi i fletave të votimit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kandidati presiedencial afgan, Abdullah Abdullahu, është kërcënuar se do mund të tërhiqet nga procesi i auditmit të fletave të votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që është mbajtur më 14 qershor.

Fazel Ahmad Manawi, zyrtar i lartë i ekipit të Abdullahut, iu ka thënë reporterëve më 26 gusht, se nëse zyrtarët zgjedhor nuk i plotësojnë “kërkesat” e ekipit të tij deri në mëngjesin e 27 gushtit, ai do të tërhiqet nga procesi dhe auditimi mund të “konsiderohet i përfunduar”.

Manawi, ka thënë se kërkesat e Abdullahut për mënyrën se si duhet të largohen fletat e manipuluara të votimit janë injoruar.

Procesi zgjedhor është bllokuar pasi të dy rivalët, Abdullahu dhe Ashraf Ghani, kanë pretenduar fitoren në zgjedhje.

Palët u pajtuan për auditim si pjesë e një marrëveshje të arritur me ndërmjetësimin amerikan.

Presidenti në largim, Hamid Karzai, ka thënë se pasardhësi i tij duhet të inaugurohet më 2 shtator, dhe se kjo datë nuk do të ndryshohet.

XS
SM
MD
LG