Ndërlidhjet

LAN: Aktgjykimi na jep neve të drejtën për institucionet


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstituive të parlamentit më 17 korrik, që i plotë u publikua sot, sipas koalicionit të përbërë nga LDK, AAK dhe Nisma, iu hap rrugën atyre që të krijojë institucionet e reja, “së bashku me partnerët e tjerë”.

Sipas një komunikate, ky koalicion ka thënë se “Aktgjykimi, në veçanti në pikat 126 dhe 127, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave”.

Komunikata më tej vlerëson se koalicioni në fjalë, “bashkë me partnerët, do të vijojë punë për të finalizuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të Kosovës”.

XS
SM
MD
LG