Ndërlidhjet

Hamas paralajmëron fundin e luftës në Gaza


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Agjencitë perëndimore e kanë cituar një zyrtar të lartë të Hamasit duke thënë se është arritur armëpushim me Izraelin për t’i dhënë fund konfliktit shtatë javor që deri më tash ka marr jetën e mbi 2 mijë njerëzve, shumica palestinezë.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se marrëveshja bën thirrje për armëpushim pa kufizime, me pajtimin e Izraelit që të zbus bllokadën ndaj Gazës.

Ai ka thënë se bisedimet për çështje më të mëdha, siç është kërkesa e Hamasit për të rihapur aeroportin e Gazës dhe portin detar, do të fillojnë brenda një muaji.

Zyrtari ka thënë se Egjipti planifikon ta bëj publike lajmin për fundin e konfliktit më 26 gusht.

Izraeli ende nuk e ka konfirmuar pretendimin e zyrtarit të Hamasit.

XS
SM
MD
LG