Ndërlidhjet

Poroshenko: Bisedimet në Minsk, vendosin fatin e botës


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se bisedimet me homologun rus, Vladimir Putin, në Minsk, dhe liderët e BE-së, po e “vendosin fatin e botës dhe Evropës”.

Deklarata e Poroshenkos është bërë në fillim të bisedimeve multilaterale që përfshijnë presidentin rus, Putin, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, presidentin bellorus, Alyaksandr Lukashenka, dhe presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Poroshenko gjithashtu ka thënë se ai do bëjë përpjekje për arritjen e “kompromisit politik”.

Ai ka thënë se forcimi i kufinjëve të Ukrainës me Rusinë dhe ndalimi i furnizimit me armatim të rebelëve prorusë në Ukrainën lindore do të hapnin rrugë për paqe.

Putin ka thënë se kriza e Ukrainës, mund të zgjidhjet vetëm përmes bisedimeve në mes të Kievit dhe përfaqësuesve të separatistëve.

XS
SM
MD
LG