Ndërlidhjet

Merkel i kërkon Putinit të sqaroj ndërhyrjet në Ukrainë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin përmes një bisede telefonike të mërkurën se duhet të sqarohen raportet për trupat ruse që janë futur në Ukrainë, raporton Reuters duke e cituar komunikatën e zëdhënësit të Merkelit.

“Raportet e fundit për praninë e forcave ruse në territorin ukrainas duhet patjetër të sqarohen”, ka thënë Steffen Seibert, zëdhnësi i Merkelit.

“Ajo e ka nënvizuar përgjegjësinë e madhe të Rusisë për zbutjen e situatës dhe kontrollimin e kufinjëve të saj”, ka shtuar më tej, Seibert.

Kievi e ka akuzuar Rusinë për nisjen e sulmit ushtarak në kufinjët e saj lindor.

XS
SM
MD
LG