Ndërlidhjet

Hollande: E papranueshme që ushtarët rusë të hyjnë në Ukrainë


Presidenti francez, Francois Hollande (ARKIV)
Presidenti francez, Francois Hollande (ARKIV)

Presidenti francez, Fracnoise Hollande, ka thënë se do të ishte e “patolerueshme dhe e papranueshme” nëse trupat ruse operojnë në territorin ukrainas, ashtu siç pretendojnë vendet perëndimore dhe zyrtarë të Ukrainës.

Duke folur sot para ambasadorëve francezë në të gjithë botës, Hollande ka thënë se “Rusia nuk duhet të shpresoj që të jetë fuqi në shekullin e 21-të, që nuk i respekton rregullat”.

Gjatë fjalimit ku ka prekur edhe çështje të tjera globale, ai ka thënë se presidenti sirian, Bashar al Assad, nuk është partner i perëndimit në luftën kundër terrorizmit, por një “aleat de fakto” i ekstremistëve islamik.

Ai ka thënë se forcat që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, duhet të kenë përkrahjen e perëndimit, përfshirë edhe në armatim.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje OKB-së që të ofrojë përkrahje për autoritetet në Libi për të rikthyer rregullin derisa forcat qeveritare luftojnë kundër milicive islamike.

XS
SM
MD
LG