Ndërlidhjet

Obama: Nuk ka aksion ushtarak për ta zgjidhur problemin në Ukrainë


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se “inkursioni në zhvillim” i Rusisë brenda Ukrainës, do të çoj në çmime shtesë për Moskën.

Zoti Obama, duke folur para gazetarëve mbrënë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, tha se Rusia i stërvitë, i armatos dhe i financon separatistët prorusë në Ukrainë.

Ai theksoi se pamjet e reja të forcave ruse brenda Ukrainës këtë e bëjnë të qartë.

Por, presidenti amerikan tha se “ne nuk do të ndërmarrim aksion ushtarak për ta zgjidhur problemin në Ukrainë”.

Barack Obama ka njoftuar se muajin e ardhshëm, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, do ta vizitoj Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG