Ndërlidhjet

NATO: Diskutohet për krizën në Ukrainë


Zyrtarët e NATO-s takohen sot në Bruksel për të diskutuar për krizën në Ukrainë.

Dje, NATO-ja tha se së paku 1 mijë ushtarë rusë po operojnë në Ukrainë dhe i ka publikuar ato që thotë se janë fotografi satelitore të njësiteve ruse artilerike, duke lëvizur javën e kaluar.

Nga ana tjetër, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbrëmë vonë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, tha se “Rusia ka manipuluar dhe ka gënjyer plotësisht”.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, nuk e ka përgënjeshtruar praninë ruse në Ukrainë, por tha se ata janë “vullnetarë rusë”.

Më herët, zyrtarët e Ukrainës thanë se trupat ruse e kanë pushtuar qytetin kufitar, Novoazovsk.

XS
SM
MD
LG