Ndërlidhjet

Kinë: Ushtrimet ushtarake në fazën finale


Ilustrim
Ilustrim

Shefat e ushtrive të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangajit (SCO), e monitorojnë fazën fianle të ushtrimeve ushtarake antiterror në Kinë.

Në këto ushtrime marrin pjesë afro 7 mijë ushtarë nga Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani. Anëtare e kësaj organizate është edhe Uzbekistani.

Gjatë një takimi me shefat e shtamadhorive të shteteve të tjera anëtare, shefi i shtamadhorisë së ushtrisë së Rusisë, Valery Gerasimov, tha se terrorizmi, separatizmi, ekstremizmi dhe trafikimi i drogës, paraqesin kërcënim serioz për sigurinë e përbashkët.

Shefi ushtarak kinez, Fang Fenghui, tha se situata rreth Afganistanit po bëhej gjithnjë e më e komplikuar dhe se “terroristët në mënyyrë të shpejtë po infiltroheshin në Azinë Qendrore”.

SCO është një aleancë e sigurisë e dominuar nga Rusia dhe Kina dhe shihet si kundërpeshë e NATO-s.

XS
SM
MD
LG