Ndërlidhjet

Islandë: Alarm për aviacionin pas shpërthimit vullkanik


Ilustrim
Ilustrim

Islanda ka dhënë alarm të shkallës së kuqe në pjesën qendrore të këtij vendi, pas një shpërthimi të vogël vullkanik në Bardarbunga.

Autoritetet e kanë mbyllur hapësirën mbi 5,500 metra në vendin e shpërthimit sot herët në mëngjes.

Alarmi i shkallës së kuqe është më i larti dhe sinjalizon se shpërthimi është pothuajse i pashmangshëm ose është në zhvillim e sipër, me rrezik të hirit vullkanik.

Aktivitetet sizmike në sistemin më të madh vullkanik në Islandë i ka shtuar shqetësimet për shpërthim, që mund t’i shkatërroj fuqishëm udhëtimet me aeroplanë.

XS
SM
MD
LG