Ndërlidhjet

Jolie e brengosur për refugjatët sirianë


Angelina Jolie
Angelina Jolie

Ambasadorja e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara, aktorja Angelina Jolie, ka shprehur shqetësim për numrin në rritje të refugjatëve sirianë, i cili ka kaluar shifrën 3 milionë.

“Ata tre milionë refugjatë nuk paraqesin vetëm të dhëna të reja statistikore, por edhe shenjë të dështimit kolektiv për t’i dhënë fund luftës civile në Siri”, ka thënë Jolie.

Sipas saj, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së injorohen, krimet e luftës janë të përditshme, ndërsa vendet e rajonit vujanë barrën e rëndë të refugjatëve.

“Përveç kësaj, shumë refugjatë sirianë vdesin në Detin Mesdhe, duke bërë përpjekje për të arritur Evropën”, ka thënë Jolie.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG