Ndërlidhjet

BE emëron sot pozitat kyçe


Ilustrim
Ilustrim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të bëjnë sot disa emërime të rëndësishme brenda bllokut.

Në samitin në Bruksel, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të zgjedhin shefin e politikës së jashtme dhe presidentin.

Shefja aktuale e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, do të përfundojë mandatin në fund të tetorit.

Edhe mandati i presidentit Herman Van Rompuy skadon këtë vit.

Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, pritet të nominohet si pasardhëse e Ashtonit.

Mogherini është kritikuar nga vendet lindore të BE-së për mungesë të përvojës.

Ndërkaq, favorit për president të BE-së është kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i cili ka edhe mbështetjen e kancelares gjermane, Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG