Ndërlidhjet

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosur


Ushtarë të Ukrainës
Ushtarë të Ukrainës

Mediat ruse raportojnë se Ukraina ka dorëzuar dhjetë paratrupa të kapura ruse, ndërsa Rusia ka kthyer 63 ushtarë ukrainas, të cilët kanë kaluar në territorin e saj javën e kaluar.

Zëvendëskomandanti i paratrupave ruse, gjenerali Aleksei Ragozin, ka thënë se shkëmbimi i të burgosurve ka ndodhur pas "negociatave të vështira".

Ukraina ka thënë javën e kaluar se ka kapur dhjetë paratrupa ruse dhe i ka prezantuar ata para mediave si dëshmi se ushtria ruse është duke luftuar së bashku me rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Rusia ka thënë se paratrupat e saj kanë kaluar gabimisht kufirin.

XS
SM
MD
LG