Ndërlidhjet

Thaçi, shpresa të mëdha te Tusku dhe Mogherini


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka uruar zotin Donald Tusk për përzgjedhjen në krye të Këshillit Evropian, si dhe zonjën Federica Mogherini për shefe të diplomacisë së BE.

“Me Tusk së fundi kam pasur kënaqësinë të bisedoj gjatë Samitit të Dubrovnikut, ndërsa Mogherinin e takova në zyrat e mija para ca javëve. Lidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan dhe do të arrijmë që së bashku të avancojmë agjendën e dialogut dhe integrimit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shprehur bindjen se Tusk dhe Mogherini do të jenë “shtylla mbështetëse” të procesit integrues të Kosovës.

XS
SM
MD
LG