Ndërlidhjet

Franca arreston një “xhihadiste” të mitur


Ilustrim
Ilustrim

Një vajzë 16-vjeçe, e cila dyshohet se ka bërë përpjekje për të arritur në Siri për t’iu bashkuar rebelëve islamikë, është arrestuar në qytetin Nice të Francës, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme franceze.

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, ka thënë se policia kufitare në aeroportin e Nices ka arrestuar vajzën të shtunën, përpara se të largohej për “xhihad”.

Siç raporton agjencia Reuters, një djalë rreth të 20-tave është arrestuar më vonë nën dyshimin se është rekrutuesi i saj dhe se i ka blerë biletën e aeroplanit për në Turqi, nga ku do të vazhdonte për në Siri.

Mijëra luftëtarë të huaj, shumica nga Evropa Perëndimore, u janë bashkuar grupeve ekstremiste islamike që luftojnë në Siri dhe Irak, kanë konfirmuar burime të inteligjencës amerikane dhe evropiane.

Franca e ka bërë prioritet goditjen e qelizave radikale, por nuk ka arritur të frenojë valën e qytetarëve të saj që i është bashkuar luftës në Siri.

Thuhet se rreth 800 shtetas francezë luftojnë në Siri.

XS
SM
MD
LG