Ndërlidhjet

Koreja Veriore: Test i raketës më të re


Pamje nga një provë e raketës në Korenë Veriore gjatë kësaj vere
Pamje nga një provë e raketës në Korenë Veriore gjatë kësaj vere

Koreja Veriore e ka testuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi në serinë e fundit të provave raketore.

Ushtria e Koresë Jugore sot ka raportuar se Koreja Veriore e ka lansuar raketën nga kryeqyteti Phenian në Detin Japonez dhe se raketa kishte fluturuar afro 220 kilometra, e pastaj kishte rënë në ujë.

Gjatë verës, Koreja Veriore ka kryer teste të raketave, ndërsa kur Papa Françesk e kishte vizituar Korenë Jugore, në mes të muajit gusht, Pheniani i ka kryer testet e pesë raketave me rreze të shkurtër veprimi.

XS
SM
MD
LG