Ndërlidhjet

OKB: Mungesë ushqimesh në vendet e goditura nga Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Kombet e Bashkuara thonë se ka “shqetësime të mëdha” rreth mungesës së ushqimit në vendet e goditura më së keqi nga Ebola.

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së ka thënë se mbyllja e kufijve, pezullimi i fluturimeve dhe kufizimet e tjera në lëvizje, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, kanë çuar në panik dhe rritje të çmimeve.

Shpërthimi i Ebolës në Afrikën Perëndimore ka vrarë mbi 1,500 njerëz qysh në muajin mars.

Vendet e goditura më së keqi janë Liberia, Siera Leone dhe Guinea.

XS
SM
MD
LG